Bllokadat e Mickoskit do t’i japin alibi vetos bullgare

0
71

Shantazhi dhe mospranimi i dialogut është i papranueshëm në një demokraci. Duhet të ketë një takim, komunikim, bashkëpunim mes pushtetit dhe opozitës, dmth mes partive. Është krejtësisht e parëndësishme se kush është në pushtet dhe kush është në opozitë. Nuk e kuptoj pse nuk ka dialog – tha Bojan Kordalov, pas vendimit të partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE për bllokimin e punës së Kuvendit.

Këto bllokada nuk janë të panjohura – thotë Goran Milevski nga LDP, partner koalicioni në Qeveri.

Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së në seancën e djeshme u pajtua me propozimin e kryetarit të partisë Hristijan Mickoski për bllokim aktiv të Kuvendit. Nënkryetari i partisë, Aleksandar Nikoloski, tha se bllokada do të hyjë në fuqi më 10 maj dhe se deri atëherë, qeveria kishte kohë të pranonte një takim lidershipi në të cilin do të miratohej një datë për zgjedhje të parakohshme. Kryeministri Dimitar Kovaçevski, nga ana tjetër, paraprakisht ka deklaruar se refuzon takimet me Mickoskin që kushtëzohen me datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sipas analistëve, shantazhe të tilla nga opozita janë të pavend dhe të pajustifikuara. Sipas Kordalov, vetë bllokadat nuk janë aq të diskutueshme sa motivi i tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here