Haxhi 2022, BFI me njoftim të rëndësishëm për shtetasit e Maqedonisë së Veriut

0
39

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut, duke u bazuar në njoftimin e Ministrisë së Haxhit në Arabinë Saudite, lidhur me kushtet për regjistrim për Haxhin 2022, apelon deri te besimtarët që kanë vendosur ta kryejnë kushtin e pestë islam – haxhin, të paraqiten në Muftinitë përkatëse dhe të dorëzojnë dokumentacionin e duhur për regjistrim.

Kushtet për regjistrim janë:

  1. Të jenë nën moshën 65 vjeçare (të lindur pas datës 30.06.1957)
  2. Të jenë të vaksinuar me dy vaksina kundër Covid-19
  3. 72 orë para udhëtimit, ta kenë testin PCR

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here