Kovaçevski me paralajmërim për pensionistët: Do të ketë rritje rekord të pensioneve

0
52

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në Click Plus në TV21 theksoi se do të ketë rritje rekorde të pensioneve. Kovaçevski thotë se kjo do të arrihet përmes metodologjisë së re për llogaritjen e pensioneve.

“Tani do të kemi rritjen më të madhe historikisht të pensioneve e cila nuk është e motivuar politikisht, por që është metodologjikisht dhe nuk bëhet në vit zgjedhor. E njëjta gjë duhet të jetë edhe me pagat në sektorin publik”, tha Kovaçevski.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here