Linda Halimi nuk i ndal pozat me bikini, ndërsa tregon me krenari muskujt e trupit

0
33

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, duke u fokusuar kryesisht në promovimin e jetës së shëndetshme fizike.

Duke qenë tejet e dhënë pas palestrës, Linda i ka të shpeshta fotografitë provokuese që publikon për ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Foto: Lindita/Instagram

Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë në Instagram disa fotografi të reja, ku është shfaqur mjaft atraktive në bikini.

Ajo është duke shijuar motin e ngrohtë të Atlantas në Georgia të Amerikës, duke kaluar kohë në pishina dhe marrë rrezet e diellit.

Foto: Lindita/Instagram

Linda ka treguar gjithmonë se është një “fanatike” e palestrës dhe si e tillë ka arritur të ndërtojë një trup plot muskuj, të lakmueshëm nga çdo femër.

Duke marrë parasysh rezultatet drastike që arriti të ketë në trupin e saj, këngëtarja e hitit “Pa t’pa” i ka të shpeshta paraqitjet e ekspozuara në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Foto: Lindita/Instagram

Foto: Lindita/Instagram

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here