Pendarovski: Argumentet e Bullgarisë nuk kuptohen, shanset për heqjen e vetos bullgare janë më pak se 50%

0
70

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski mendon se shanset për heqjen e vetos bullgare janë më pak se 50% dhe kjo për arsye siç thotë ai, të qasjes bullgare në negociata.

“Kjo është kryesisht për shkak të sjelljes së palës tjetër. Unë gjithashtu mbështeta qasjen e re. Petkov bëri disa gjëra dhe e ndau të gjithë dypalëshin në pesë tema dhe çështja e historisë ishte vetëm një nga temat. Ai i bëri të gjitha në një mënyrë të bukur dhe ne folëm për shumë tema. Shanset po bien, sepse fatkeqësisht pala bullgare në muajin e fundit dëshiron ta kthejë historinë në derë të madhe. Nuk mendoj se Petkov, por faktorë të tjerë brenda dhe jashtë qeverisë bullgare kanë ndikim”, tha Pendarovski në emisionin “Samo Intervju”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here