Përballje të zjarrta në gjysmëfinale – Indeksonline.net

0
54

16:29 / E Premte, 06 Maj 2022 / A. M.

Emocionet po rriten dhe adrenalina po shtohet. Gjysmëfinalet e Play-off-it pritet të sjellin përballje të zjarrta. Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.

Takimi i parë është ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës. Ylli ishte lider në garat e rregullta dhe kampion aktual, ndërsa prishtinasit në çerekfinale eliminuan Prizrenin 16.

Në garat e rregullta therandasit kishin 22 fitore e gjashtë humbje, kurse prishtinasit 15 fitore e 13 humbje.

Në katër përballjet direkte të këtij edicioni, katër fitore shënoi skuadra nga Theranda. Të dy skuadrat synojnë të nisin me fitore serinë e play-off-it të gjysmëfinaleve.

Përballja tjetër është ndërmjet Trepçës dhe Pejës. Mitrovicasit përfunduan garat e rregullta në pozitën e dytë, kurse pejanët eliminuan Bashkimin për tu kualifikuar në gjysmëfinale.

Në Kampionat, ‘Xehetarët’ kishin 19 fitore e nëntë humbje, ndërsa verdhezinjtë 18 fitore e dhjetë humbje, transmeton Klankosova.tv.

Në Superligë u përballën katër herë, ku tri fitore shënuan mitrovicasit dhe një pejanët. Në Kupë gjithashtu kishte fituar skuadra nga Mitrovica, që fitoi trofeun e çmuar, kurse skuadra nga Peja ka fituar titullin e Ligës Unike.

Të dy skuadrat duan trofeun e dytë për këtë edicion.

Gjysmëfinalet

E shtunë

20:30 Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina

E diel

17:00 Trepça – Peja

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here