Liridon Krasniqi fejohet me bukuroshen Agonita, publikojnë fotografinë e parë zyrtare si çift

0
44

Ka tash e sa kohë që përflitet për një lidhje mes futbollistit shqiptar Liridon Krasniqi dhe një bukurosheje nga Peja.

Megjithatë deri më tani një konfirmim nga vet dyshja në lidhje me këtë çështje nuk pasur.

Por aludimet morën fund mbrëmjen e së shtunës, kur vet Krasniqi publikoi fotografinë përkrah vajzës që ia ka rrëmbyer zemrën.

Bukuroshja Agonita, prejardhja e së cilës është nga Peja, duket mjaft e lumtur teksa pozon në krahët e të dashurit të saj të ri, duke konfirmuar kështu fejesën.

“Të dua”, ka qenë mbishkrimin që ka shoqëruar fotografinë e çiftit, e që është pasuar me pëlqime dhe komente të shumta nga ana e ndjekësve.

Liridon Krasniqi përndryshe është mjaft i suksesshëm në fushën e gjelbër dhe vazhdon të luajë për Kombëtaren e Malajzisë – vend në të cilin edhe jeton prej vitesh. /Telegrafi/

Foto: Liridon Krasniqi/Instagram

Foto: Liridon Krasniqi/Instagram

Foto: Liridon Krasniqi/Instagram

Foto: Liridon Krasniqi/Instagram

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here