Të hënën Dita e Evropës, mbyllen disa rrugë në Prishtinë

0
40

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se kryeqyteti të hënën shënon Ditën e Evropës dhe për këtë do të mbyllen disa rrugë.

Rrugët “Goerge Bush”, “Garibaldi” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore të Kosovës do të mbyllen prej orës 09:00 deri në 17:00.

“Të dashur qytetarë,

Për shkak të aktiviteteve të cilat do të mbahen me rastin e ‘Ditës së Evropës’ të hënën me datë 9 maj, prej orës 9.00 në mëngjes deri në orën 5.00 pasdite këto rrugë do të jenë të mbyllura:

– Rruga ‘George Bush’, duke vazhduar në drejtim të  Rrugës ‘Garibaldi’, deri te semaforët pranë Bankës Qendrore të Kosovës.

Aktiviteti ‘Dita e Lëvizshmërisë të së Ardhmes’, ka për qëllim promovimin e lëvizjes së lirë, andaj mos hezitoni; merrni biçikletat, trotinetet apo ecni në këmbë dhe bashkojuni iniciativës për shënimin e kësaj dite!”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here