Jennifer Lopez përshëndet Shqipërinë në një video të publikuar në Instagramin e saj

0
47

Këngëtarja me famë botërore, Jennifer Lopez, shquhet si një prej ikonave të bukurisë në mbarë globin.

Ajo është e ndjekur nga miliona fansa në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh komunikon me ta.

Së fundmi, këngëtarja e hitit “In the morning” realizoi një video-live me fansat e saj në Instagram, ku u përshëndet nga ndjekës anë e mbanë botës.

Foto: Jennifer Lopez/Instagram

Mes të tjerash, duket se në sy këngëtares njujorkeze i ra një nga fansat shqiptar, i cili vazhdimisht ka komentuar me “përshëndetje” dhe simbolin e flamurit kombëtar.

Në fund të video-lidhjes me ndjekësit, Jennifer dëgjohet duke përshëndetur fansat e saj gjithë dashamirësi, teksa dërgon një përshëndetje të veçantë për Shqipërinë.

@arditnreca And that because of me. 😭 Please Albanians blow this video up! Maybe she’ll visit us on her next tour. 🇦🇱🇽🇰👐 #albania #kosovo #albanian #shqip #shqipe #kosova #kosovan #kosovar #shqiptar #jlo #jenniferlopez #foryou #fyp #shqiperia ♬ original sound – RD Boy

“Mirupafshim Shqipëria, ju pash juve përgjatë komenteve”, thotë Lopez në fund të videos e cila tashmë është shpërndarë gjithandej në Instagram dhe TikTok..

Madje edhe vet artistja e ka publikuar të plotë videon në Instagramin e saj zyrtar ku ndiqet nga mbi 200 milionë ndjekës, ku mund edhe të shihet përshëndetja e saj për shqiptarët në minutën 17:57 të videos. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here