Byrnes: Dialogu strategjik me SHBA nuk ka për qëllim të zëvendësojë anëtarësimin e Maqedonisë në BE

0
69

Shkup, 9 maj – “Dialogu i paralajmëruar strategjik me Shtetet e Bashkuara nuk ka për qëllim të zëvendësojë anëtarësimin e Maqedonisë në BE”, tha ambasadorja amerikane Kate Marie Byrnes, pasi dy ditë më parë ministri i Jashtëm maqedonas Bujar Osmani njoftoi se më 2 qershor të dy qeveritë në Uashington do të fillojnë një proces të dialogut strategjik, si njohje e arritjeve tona në përgjithësi, por edhe për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

“Maqedonia e Veriut e ka bërë punën e saj sa i përket anëtarësimit në BE dhe mendoj se procesi duhet të vazhdojë sa më parë. Dua të theksoj se dialogu strategjik që kemi vendosur nuk është zëvendësim i anëtarësimit në BE, por ka të bëjë me përmirësimin e marrëdhënieve që kemi pasur deri më tani”, tha Byrnes.

Dialogu strategjik është planifikuar të fillojë në qershor në Uashington DC, me fokus shumë tema, duke përfshirë politikën e jashtme, ekonominë, investimet, mbrojtjen, energjinë dhe kulturën.

Advertisements

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here