Mariçiq: 9 maji na obligon të vazhdojmë ta ruajmë paqen, unitetin, stabilitetin dhe lirinë

0
67

Dita e 9 Majit është simbol i heroizmit dhe unitetit të njerëzve të cilët i kanë mbrojtur shtetet e tyre dhe tërë botën nga e keqja më e madhe gjatë shekullit të kaluar – fashizmi. Kjo datë historike na paralajmëron se të keqen që e ka bërë fashizmi, asnjëherë nuk guxon të përsëritet për të mirën e gjeneratave të ardhshme. Njëkohësisht, kjo datë na obligon të vazhdojmë t’i ruajmë parimet reale për ndërtimin e paqes, unitetin, stabilitetin dhe lirinë, porosit zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për çështjet evropiane Bojan Mariçiq në video fjalimin me rastin e Ditës së fitores ndaj fashizmit dhe Ditës së Evropës.

Në urimin me mesazh për paqe, unitet dhe solidaritet, Mariçiq përkujton se sot festohet fitorja e demokracisë, vlerave evropiane, toleranca dhe dialogu, në realizimin e vizionit të Robert Shumanit dhe Zhan Monesë, si dhe se kjo ditë është mundësi që të respektohet dhe të shprehet falënderim për atë që Bashkimi Evropian e bën në dobi të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të kontinentit.

“Datën 9 Maj këtë vit Evropa dhe bota e shënojnë në kushte të krizës së sigurisë ekonomike dhe energjetike dhe prandaj, si asnjëherë më parë na nevojiten bazat e vlerave evropiane, solidaritetit, unitetit dhe bashkëpunimit”, thekson zëvendëskryeministri Mariçiq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here