Scholz rreth dërgimit të armëve në Ukrainë: Putini nuk na dha mundësi tjetër, ai vuri në rrezik paqen në Evropë

0
52

Duke sulmuar Ukrainën, Rusia ia ka mbyllur të gjitha rrugët vetës me Perëndimin, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz.

“Presidenti rus, Vladimir Putin nuk na dha mundësi tjetër”, tha i pari i qeverisë gjermane.

Putin vuri në rrezik paqen në Evropë me një luftë agresive “dhe kjo nuk duhet të jetë kështu. Kjo është arsyeja pse ne po e ndihmojmë Ukrainën”, shtoi kancelari.

Me “projektin revanshist të perandorisë”, presidenti rus “hodhi në ujë parimin e paprekshmërisë së kufijve”, pohoi Scholz.

Ai nuk e komentoi fjalimin e Putinit me rastin e 77-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, pra justifikimin e sulmit ndaj Ukrainës me kërcënimin e NATO-s.

Dy ditë pas sulmit rus, Gjermania i dha fund kohës së mos dërgimit të armëve në zonat e konfliktit. Dy javë më parë edhe qeveria e Berlinit miratoi dërgimin e armëve të rënda.

Për momentin, Gjermania planifikon të dërgojë sisteme të blinduara kundërajrore Cheetah dhe Howitzer me një distancë prej 40 kilometrash në Ukrainë. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here