Shoferi i kamionit dyshohet se sulmoi me thikë doganierët në Vërmicë, arrestohet nga policia

0
46

Një incident ka ndodhur këtë të diel në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, në Vërmicë.

Raportohet se shoferi i një kamioni i është vërsulur me thikë doganierit, ku më pas ka ndërhyrë policia.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, dhe lidhur me rastin policia ka arrestuar personin në fjalë.

“Shoferi i një kamioni ka nxjerr një thikë duke sulmuar personat zyrtarë ku më pas kishte intervenuar edhe policia. Në këtë rast në vetëmbrojtje, zyrtari doganor kishe marr një lopatë ku edhe tenton ta godas”, ka thënë një dëshmitar.

Lidhur me rastin, Telegrafi ka kontaktuar policinë, por deri në momentin e publikimit të lajmit, nuk ka marrë përgjigje zyrtare.

Foto nga incidenti në pikën kufitare Vermicë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here