Aksidentohet për vdekje çiklisti në rrugën Strezovc-Kamenicë

0
33

Një person e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Sterzovc – Kamenicë.

Në aksident ishin të përfshira një motoçikletë dhe një biçikletë.

Siç raporton sinjali, si pasojë e goditjes së marrë nga motoçikleta, ka ndërruar jetë çiklisti, përcjell Klankosova.tv.

Motoçikleta ka qenë duke qarkulluar në relacionin Sterzovc – Kamenicë dhe duke mos e përshtatur shpejtësinë e ka goditur biçiklistin, i cili dyshohet se ka bërë kyçje të pasigurt nga parkingu në rrugë

Si pasojë e goditjes, biçiklisti 69-vjeçar ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan, më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Fatkeqësisht 69-vjeçari nuk ka arritur t’iu bëjë ballë lëndimeve të rënda që ka pësuar dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin Mjekësor Ligjor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here