Kaevski: Në kohë krize e gjithë bota bashkohet, vetëm te ne VMRO-DPMNE bllokon

0
43

Kuvendi tani përsëri është në fokusin e opinionit sepse një pjesë e opozitës e udhëhequr nga VMRO-DPMNE ka vendosur të bojkotojë punën në Parlament, derisa të bie ky pushtet.

Sipas asaj që thotë zëdhënësi dhe deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski, në”Utrinski Brifing”, më tepër se 60 ligje janë bllokuar në Kuvend përmes komisioneve. Sipas tij, bllokimi nuk është diçka e re, por këtë herë vetëm se u zyrtarizua nga Mickoski.

“Ligji për mësimdhënës dhe po pret më tepër se një vit që të transformohet marrdhënia e punës nga e përcaktuar në kohë të papërcaktuar. Bëhet fjalë për 4,700 njerëz. Të bllokuara janë dhe ligje që kanë të bëjnë me punën e komunave, por kur opozita ka fituar një pjesë të madhe të komunave, këto ligje në mënyrë magjike u zhbllokuan”, thotë Kaevski.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here