Këshilli Rinor i Bogovinës, shënoi ditën e Evropës – 9 Majin

0
50

Këshilli Rinor Lokal në Komunën e Bogovinës në bashkëpunim me Komunën e Bogovinës, shënoi ditën e Evropës – 9 Majin, me panelist të sferave të ndryshme. Nga të pranishmit u konstatua dhe pajtuanë që, për shoqërinë tonë dielli lind në perëndim. “Duke u ngritur profesionalisht e duke u trajnuar jashtë vendit të mos harojmë të kthehemi në vendlindje pasi ne i duhemi këtij vendi dhe anasjelltas. Besoj që të gjithë biem dakord që na pret një punë e përbashkët nën frymën Evropiane dhe atdhedashëse.
Në shenjë respekti dhe mirënjohje, për panelistët u ndanë libra me motive kombëtare për të qenë një shtyllë e fortë për të mos i haruar rënjët nga jemi pamvarësisht se ku do na dërgojnë erëra të ndryshme”, thuhet në kumtesën e Këshillit Rinor të Bogovinës.

Pjesë e panelit ishin Besnik Emshiu, kryetar i Komunës së Bogovinës, Prof.Dr Abdulla Azizi – Dekan i Fakultetit të Shkencave Shoqërore Bashkëkohore – SEEU, Prof.Dr Ismet Jonuzi-KROSI – Historian dhe Faton Esati – Kryetar i Shoqatës VEPRA.

Ndryshe, përkrahja institucionale është njëra ndër pikat kryesore të organizimit të evenimenteve të këtij lloji, por duke mos harruar edhe mbështetjen e të gjithë dashamirëve tjerë. Të rinjtë dinë të vlerësojnë atë çfarë ju ofrohet, duke punuar rreshturazi, për të krijuar më të mirën, për veten dhe vendin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here