Kosova e ka një portier që premton shumë, njihuni me Lenars Namanin e Ramiz Sadikut – Indeksonline.net

0
40

Familja Namani i ka dhënë shumë sportit kosovar ndër vite. Lenars (Arsim) Namani është emri i ri që mund të shkruaj historinë në futbollin kosovar dhe më gjerë.

Talenti i lindur me 2008 po ecën me hapa të sigurt tek Ramiz Sadiku. Lenarsi karrierën e filloi si sulmues në klube të ndryshme të kryeqytetit, para se të zbulonte talentin e fshehur si portier tek Ramiz Sadiku.

Lenarsi është njëri nga portierët e talentuar në Kosovë të gjeneratës së tij, për çka e ndihmoi edhe klubin e Ramiz Sadikut për tu bërë kampion i grupit.

Talentin e 14 vjeçarit e kanë vërejtur edhe të tjerët dhe për këtë, në fund të muajit qershor do të jetë në testime te skuadra e njohur zvicërane, Wintherur

Me rekomandim të skuadrës së Ramiz Sadikut, Namani është ftuar për të marrë pjesë në testime e fundit për Kombëtare.

Talentin e Namanit mund ta shihni në secilën lojë të skuadrës së tij dhe shumë shpejt me pak fat ai pritet të jetë në nivele të larta./Indeksonline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here