Kovaçevski: Shkurtim shtesë prej 100 milionë euro të shpenzimeve joproduktive nga Buxheti

0
45

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në pjesëmarrjen e mbrëmshme në televizionin Sitel bëri të ditur se aktualisht janë duke punuar në rebalancin e Buxhetit, i cili do të përfshijë shkurtime shtesë prej 100 milionë euros në shpenzime joproduktive.

“Do të ketë një shkurtim shtesë prej 100 milionë euro të shpenzimeve joproduktive, të cilat nuk duhet të bëhen këtë vit, përveç asaj që u bë me shkurtimin prej 8% të shpenzimeve korrente vitin e kaluar dhe masat shtesë të realizuara në 100 ditët e para nga Qeveria për kufizimin e shpenzimeve”, theksoi Kovaçevski.

Ai shtoi se është planifikuar që deri në fund të muajit maj të përfundojë rebalanci i Buxheti dhe të vendoset në procedurë parlamentare.

“Për momentin janë duke u shqyrtuar edhe të gjitha opsionet për mbulimin deficitit, sepse në këto kohëra çmimi i kapitalit po rritet”, tha Kovaçevski, i cili theksoi se të gjitha bisedimet po zhvillohen në mënyrë që të sigurohen mjete me çmim sa më të ulët të kapitalit në treg në këto kushte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here