Mbledhje e rregullt e Qeverisë, ky është rendi i ditës

0
63

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot do të mbajë mbledhjen e rregullt të 44-të, në të cilën në përputhje me kompetencat e saj do të shqyrtojë më shumë pika nga programi i saj për punë dhe interes të qytetarëve.

Në mbledhje, me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, do ta shqyrtojë Informacionin për lehtësimin e kritereve për linjë kreditore nga mjetet e Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e ndërmarrjeve me veprimtari nga fusha e bujqësisë me qëllim rritje të prodhimit të produkteve bujqësore dhe përpunimeve të tyre.

Sipas rendit të propozuar të ditës, në mbledhjen e sotme do të shqyrtohet Raporti vjetor për punën e Qendrës Nacionale Koordinuese për Menaxhim Kufitar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here