Në Shkup sanksionohen 141 shoferë, 25 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

0
57

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsej 141 sanksione, prej të cilave 25 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 12 gjoba për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, gjashtë sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit.

Po ashtu janë shqiptuar gjashtë masa për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), nëntë masa ndaj shoferëve të motoçikletave, nëntë gjoba për automjete të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregullt teknike, shtatë masa ndaj shoferëve fillestar.

“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, thonë nga MPB-ja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here