Osmani: Të kesh një mik si Austria është jashtëzakonisht e rëndësishme

0
41

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani theksoi se Austria është partner strategjik për shkak të konsistencës dhe mbështetjes që i jep Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht Maqedonisë dhe se konsistenca manifestohet në Bruksel, Shkup dhe Sofje dhe për këtë jemi mirënjohës.

“Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për inkurajimin që Austria po i jep vendit. Të kesh një mik si Austria në afërsi të Ballkanit Perëndimor është jashtëzakonisht e rëndësishme. Folëm për Maqedoninë si partner kredibil të BE-së, vendi e ka harmonizuar legjislacionin e saj 45% me atë evropian. “Biseduam për nevojën e lidershipit strategjik të BE-së në rajon”, tha Osmani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here