Shallenberg: Ka një afrim mes Shkupit dhe Sofjes, vetëm duhet të bashkohet enigma

0
41

Më inkurajon të shoh se po i afrohemi zgjidhjes së problemit. Në fakt, të gjitha pjesët e enigmës janë të pranishme, tani na mbetet vetëm t’i bashkojmë, tha ministri për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare i Republikës së Austrisë, Aleksandar Shallenberg,në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij Bujar Osmani.

Shallenberg tha se ka shpresë se negociatat mundet të fillojnë përpara fillimit të pushimeve verore dhe duke përmendur se Maqedonia e Veriut është shembull i një vendi që duhet të anëtarësohet në BE.

Sipas tij, ajo që Shkupi dhe Sofja duhet të vendosin për heqjen e vetos janë gjëra të vogla, por siç tha ai, vetëm njëra palë nuk mund të bëjë lëshime.

“Ne thamë që negociatat kanë vazhduar me muaj e vite dhe kjo është në fakt tema. Tani çështja është se kur duhet të fillojnë saktësisht, këto janë gjëra të vogla që duhet të zgjidhen mes Sofjes dhe Shkupit, por ne besojmë se njëra palë nuk mund të dorëzohet dhe tjetra të fitojë. Këtu duhet të ketë një gjuhë të përbashkët. Këto janë pyetje vërtet të ndjeshme. Unë vij nga Evropa Qendrore ku po përballemi me probleme të tilla sidomos në fillim të viteve 2000, por BE-ja është korniza ku këto çështje duhet të diskutohen dhe ku këto çështje duhet të racionalizohen. Ne do të shohim se ku mund të ndihmojmë, por edhe një herë dua të theksoj se dy qeveritë tashmë i kanë komponentët e enigmës. Tani është koha për t’i bashkuar”, tha Shellenberg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here