Watzke i Borussia Dortmund: Klubi ynë duhet të luftojë kundër klubeve të mëdha me oligarkë dhe shtetet arabe për të mbajtur lojtarët yje

0
57

Shefi ekzekutiv i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke, ka thënë se skuadra e tij duhet të ‘luftojë me klube të mëdha, me oligarkët dhe shtetet arabe’ për të mbajtur lojtarët më të mirë që kanë.

Ylli i Dortmundit, Erling Haaland  është larguar nga skuadra e Bundesligës te Manchester City, nga ku do të paraqitet nga 1 korriku.

21-vjeçari iu nënshtrua testeve mjekësore në Bruksel të hënën pasdite përpara se marrëveshja të përfundonte të martën pasdite.

Ai ka shënuar 85 gola në 88 paraqitje, duke bërë që shumë klube të vihen pas tij.

Por Watzke pohoi se skuadra gjermane po luftonte në një betejë që nuk mund ta fitonte për të mbajtur sulmuesin pasi insistimi i klubeve të mëdha me oligarkë dhe shtetet arabe po e bëjnë të pamundur.

“Kjo është mënyra e vetme për ne, sepse kur një lojtar performon shumë mirë, ne duhet të luftojmë kundër klubeve të mëdha, të mëdha me oligarkë dhe shtetet arabe”, deklaroi fillimisht ai.

62-vjeçari insistoi gjithashtu se skuadra e Bundesligës do të mbijetojë pa norvegjezin pasi kapërceu edhe largimet e ish-yjeve Robert Lewandowski dhe Pierre-Emerick Aubameyang.

“Ne [Dortmundi] kemi luajtur futboll për 113 vjet dhe për 111 vjet kemi luajtur pa Erling Haaland. Ne kishim Robert Lewandowski dhe më pas ai na la në vitin 2014, por ne kemi luajtur futboll edhe në 15, 16, 17 deri më tani”.

“Më pas erdhi Pierre-Emerick Aubameyang dhe më pas Erling Haaland dhe mund të jeni i sigurt nëse Erling merr një vendim për të na lënë, ne do ta gjejmë [lojtarin] tjetër 100 për qind”, deklaroi gjermani.

Borussia Dortmund e ka gjetur pasardhësin, pasi që ka nënshkruar me Karim Adeyemin nga RB Salzburg. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here