Erërat e fuqishme dhe baticat – momenti kur një shtëpi plazhi në Karolinën e Veriut ‘shembet’ në oqean, pak para se një tjetër të përfundonte në ujë

0
32

Disa pamje të publikuara thuhet se tregojnë momentin kur një shtëpi në plazh në Outer Banks në bregdetin e Karolinës së Veriut ‘u shemb’ për shkak të baticave të larta dhe erërave të forta.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dy prona (tjetra që përfundoi në ujë) u përballen me dallgët e fuqishme derisa është paralajmëruar se shtëpitë e tjera në zonë janë në rrezik të të njëjtit fat për shkak të baticave të larta dhe erërave të forta.

Shtëpitë e pabanuara ishin vendosur përgjatë Ocean Drive në komunitetin Outer Banks të Rodanthes, i cili është pjesë e ishullit Hatteras – afërsisht 50 kilometra larg nga kontinenti.

Autoritetet kanë konfirmuar se janë mbyllur zonat përreth shtëpive.

Paralajmërimet për erëra të forta dhe një paralajmërim për përmbytje bregdetare mbeten në fuqi deri të enjten herët në mëngjes, sipas The Island Free Press.

Nëntë shtëpi të tjera në zonë gjithashtu rrezikohen të shkatërrohen, raportoi gazeta lokale. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here