Ukraina thotë se ka rikthyer disa vendbanime në veri – në një përpjekje për të shtyrë forcat ruse drejt kufirit

0
38

Zyrtarët ukrainas thonë se trupat e tyre kanë rimarrë disa vendbanime në veri të Ukrainës, në një përpjekje për të shtyrë forcat ruse drejt kufirit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vendbanimet Cherkaski Tyshky, Ruski Tyshki, Borshchova dhe Slobozhanske janë kthyer në duart e Ukrainës, tha një zëdhënës ushtarak.

Dhe analistët ushtarakë vlerësojnë se fushata veriore e Ukrainës vazhdon të shtyjë me sukses forcat ruse.

Instituti i Luftës, një institut me bazë në SHBA, vuri në dukje një burim rus i cili pohoi se trupat ruse ishin shtyrë brenda 10 km (6 milje) nga kufiri.

Presidenti Zelensky foli për kundërofensivë mbrëmë në një fjalim video – megjithatë duke bërë thirrje për kujdes.

“Por unë gjithashtu dua t’i bëj thirrje të gjithë njerëzve tanë… të mos përhapin emocione të tepruara”.

“Nuk duhet të krijojmë një atmosferë presioni të tepruar moral, ku priten fitore javore dhe madje ditore”. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here