Gjuha shqipe zyrtare në Gazi Babë! Kryetari siguron se ligji do të respektohet

0
53

Regjistrimi i popullsisë zbuloi se në Komunën e Gazi Babës në Shkup jetojnë mbi 20% shqiptarë. Kjo me ligj obligon që gjuha shqipe të jetë zyrtare në komunë. Kryetari i Gazi Babës, Boban Stefkovski, që vjen nga radhët e VMRO-DPMNE-së, thotë se po punohet rreth kësaj.

“Shërbimet e Komunës së Gazi Babës kanë pasur një takim fillestar me përfaqësuesit e Agjencisë për Gjuhët, ku kanë udhëzime dhe detyrime të cilat kërkohen me ligj në lidhje me realizimin e rezultateve të regjistrimit dhe në vazhdim do të negociojmë për aktivitete në përputhje me këtë, me çka normalisht do t’i përmbahemi asaj që thotë ligji”, tha Boban Stefkovski, kryetar i komunës së Gazi Babës.

Këshilltari komunal nga radhët e BDI-së, Safet Ademi, shprehet se ende nuk është përcaktuar afati kohor për zbatimin e ligjit, por sipas tij pritet që shumë gjuha shqipe të jetë në të gjitha aktivitetet e komunës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here