“Grupet e interesit” mbi interesat partiake të Besës dhe ASH-së!

0
41

Dje portalet shkruan për një “pesëshe” që në Lëvizjen Besam mbahet si “pari partiake”:

Arjanit Hoxha, Adnan Azizi, Bastri Bajrami, Arafat Shabani, Nuredin Fetahi. I pari nga kjo listë, është “më i pari” i “parisë”, ish ministri në Qeverinë e Zaevit, tash më i flakti për bashkëpunim me të djathtën dhe të majtën ekstreme të spektrit politik. Kjo pesëshe “vret e pret”, është ideatore dhe kreatore e akrobacioneve politike, siç ishte bashkëngjitja “ekspres” iniciativës së VMRO-së dhe Levicës për “bllokadë aktive” të Parlamentit për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

Në partinë tjetër, Aleancën për shqiptarët, janë tre deputetë që përkrahin të njëjtin aktivitet të forcave opozitare maqedonase. Këtë e bënë një ditë pasi lideri i kësaj partie, tha se Aleanca ka strategjinë e vet, që domethënë dhe rrugën politike të saj ndryshe nga ç’kanë bërë kreatorët e bllokadës. Mirëpo, duket se Sela ka problem të disiplinës partiake…

Rastësisht ose jo, veprimi i këtyre dy grupacioneve brenda dy partive shqiptare, shtron çështjen e hierarkisë partiake dhe vendimeve që merren. Pyetja është a e kanë “të deleguar” të drejtën e vendimmarrjes, apo veprojnë vetë sipas interesit të caktuar. Të kujt a thua? A vepron “pesëshja” e Lëvizjes Besa sipas autorizimeve nga organet partiake dhe të liderit të saj, Bilall Kasamit, apo krye në vete? Te Aleanca duket se çështja është më e koklavitur, i vjen era një rebelizmi të heshtur ndaj qëndrimeve të liderit, i cili qartë e definoi strategjinë e re, duke nuhatur rrezikun se bashkëngjitja çdo veprimi të VMRO-së i bën dëm partisë së tij. Por ç’e do, deputetët e tij si duket iu bashkëngjitën iniciativës së VMRO-së së përkrahur nga E Majata e Apasievit, sikur Sela të mos kishte kurrfarë qëndrimi, sikur ata janë kreatorë të politikave.

Në këtë mënyrë, dy partitë shqiptare opozitare, nuk kanë problem vetëm në ndërtimin e qëndrimeve, por dhe në veprimet konkrete që strategjinë dhe platformën e tyre politike e bëjnë të varur nga partitë maqedonase, të cilat kanë shpesh orientime të kundërta prej tyre./indeks.mk

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here