Ndriçim publik jofunksional në disa pjesë të Tetovës, komuna në pritje të përzgjedhjes së kompanisë për kryerjen e punëve

0
34

Defektet e ndriçimit publik për çdo natë lënë në errësirë disa lagje, rrugë dhe rrugica në Komunën e Tetovës edhe pse për të njëjtin qytetarët paguajnë tatim. Ata ankohen se problemi i tillë ekziston një kohë të gjatë dhe se mungesa e ndriçimit u shkakton atyre frikë dhe pasiguri gjatë qarkullimit. Komuna premton zgjidhe të problemit, shkruan Portalb.mk.

Ndër tatimet lokale të përcaktuara me ligj, është edhe pagesa që qytetarët e Tetovës e kryejnë për ndriçimin publik. Megjithatë, disa rrugë nuk kanë ndriçim.

“(Për) shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e ndriçimit publik – paguhet taksë komunale në lartësinë e kundërvlerës prej 15 kw në orë me çmim për ndriçim publik për çdo matës për matjen e energjisë elektrike”, thuhet në ueb-faqen e Komunës së Tetovës.

Sipas çmimores së Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimi për 1 kw në orë për ndriçim publik është 7.35 denarë. Pra nëse e përllogarisim, çdo amvisëri në Tetovë që ka orëmatës paguan nga 110.25 denarë në muaj vetëm për ndriçim publik.

Kryetari i Komunës së Tetovës, tha se ky është një problem i trashëguar për të cilin janë në fazën e tenderimit të ri për operatorin privat i cili do të merret me ndriçimin publik.

“Dua të potencoj që veç më kemi të trashëguar një studim fizibiliteti të më shumë se 10 viteve që çështja e ndriçimit publik të rregullohet mundësisht edhe me  partneritet privat. Kemi angazhuar po të njëjtën ndërmarrje- kompani që e ka përgatitur studimin e fizibilitetit të bëjë  përditësimin e të njëjtës. Brenda një periudhe të shkurtë jo më gjatë se një muaj do të kemi një studim fizibiliteti të përditësuar dhe në bazë të asaj do të shkojmë më tutje për zgjidhjen finale të ndriçimit publik sepse kjo paraqet shqetësim për shumë lagje të Tetovës, rrugë dhe rrugica”, tha Bilall Kasami.

Në ueb-faqen elektronike të prokurimeve publike figuron se Komuna e Tetovës ka hapur tender për ndriçimin publik me 29 prill dhe e njëjta është e hapur deri me 16 maj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here