Përse i dhemb Mickos kaq shumë Reçica ?!

0
115

Politikan i “ri” por me mendësi të vjetër. Atë nuk e çliron dot hija e paraardhësit të tij që ndodhet në Hungarinë e “largët”.

Mickovski ka humbur në kohë.Ai, ose më saktë kombi i tij ka problem me Bullgarinë por ai sërish godet shqiptarët. Kërkon një qeveri të fortë që mos imponohen partitë shqiptare.Në fakt ai ka afër vetes disa të tilla që nuk e shohin lojën nacionaliste maqedonase por i shërbejnë si dekor. Opozita shqiptare nuk e kupton lojën e rradhës së Vmro së dhe po bëhet lojë për interesa të tyre.

Mickos i dhemb Reçica po aq sa i dhemb të ketë një parti e fortë shqiptare. Atij i duhen “masha”. I duhen parti e njerëz shqiptarë për një kaçik pushtet formal për të marshuar drejt lojës që dijnë ta bëjnë me shqiptarët.

Mickovski është trazuar nga anketat e fundit sepse ajo që është shndërruar sinonim i shkatërrimit për të ,pra BDI ,qëndron në majë.Është akoma më e fortë dhe kjo ia prish ëndrrën për qeveri maqedonase Mickovskit dhe vartësve të tij.

Vmro -në mund ta duan maqedonasit por Mickovski nuk do që ta sheh realitetin shqiptarë se BDI- në e duan shqiptarët.

Atë kjo e trazon pandërprerë sepse nuk e di se mund të presë në “balkon” si Gruevski dikur .Të pres një lajm nga Reçica që nuk vjen kurrë .

Reçica pra ,kjo epiqendër e politikës shqiptare është ajo që përcakton qeverinë e ardhshme.Është ajo që mund ta përcaktojë çdo gjë.Por Mickovski është plot makth për shkak se ata që i kontrollon si parti shqiptare nuk ia bëjnë numrat .Numrat fatkeqësisht i ka BDI.

Të ardhmen e Maqedonisë sonë do ta krijojmë në bazë të nevojave të qytetarëve tha Mickovski.Por ai i sheh në prizmin e politikës vetëm nevojat maqedonase prandaj luan në këtë kartë nacionaliste për vota dhe pushtet absolut.

Ai tha se nuk do të lejojmë që në Reçicë të Vogël të krijohet e ardhmja. Jam i sigurt se në zgjedhje do t’i fitojmë 61 deputetë”.Ai e tha këtë njëjtë si Gruevski por tashmë fatin e këtij të fundit e dijmë të gjithë.

BDI e përcakton Qeverinë e ardhshme dhe bashkë me të edhe fatin tënd Micko.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here