Policia e Kosovës ka rrethuar objektin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës pasi në adresën elektronike të këtij institucioni ka ardhur një e-mail me përmbajtje kërcënuese.
“Kemi pranuar një e-mail anonim në adresë të rektoratit për një bombë”, ka deklaruar rektori i UP-së, Naser Sahiti.
Policia i ka konfirmuar gazetares se Telegrafit, e cila ndodhet në vendin e ngjarjes, se bëhet fjalë për një kërcënim me bombë.
Ashtu siç shihet edhe nga pamjet skuadrat e deminimit janë parë në vendin e ngjarjes.
Telegrafi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin./Telegrafi/