Bëhet viral momenti kur Ibrahim Tatlises nuk e lejon dhëndrin t’i puthte dorën në fejesën e vajzës së tij

0
57

Vajza e Ibrahim Tatlıses, Dilan Çitak u fejua me muzikantin Levent Dorter, të cilët kishin kohë që ishin bashkë, duke hedhur hapin e parë drejt martesës.

Ishte producenti Polat Yagci që mbajti unazat e çiftit. Më vonë, babai i Dilan, Tatlıses preu shiritin e unazave që mbante Yagcı.

Pasi u vendosën unazat, dhëndri Levent donte të puthte dorën e vjehrrit të tij Ibrahim, por ai refuzoi të ia lejonte të ia puthte dorën dhëndri.

Foto: Ibrahim Tatlises me vajzën e tij Dilan Çitak

Momente nga video ku Tatlıses, i cili i tërhoqi papritur dorën, u përfolën shumë në rrjetet sociale, raportojnë mediat turke.

U pretendua se Tatlıses nuk ishte në marrëdhënie të mira me dhëndrin e tij, megjithatë këngëtari i njohur turk ka bërë një deklaratë në lidhje me akuzat nga llogaria e tij në rrjetet sociale.

Foto: Ibrahim Tatlises me vajzën e tij Dilan Çitak

“Askush nuk mund të më puth dorën. Nuk lejoj askënd të më puthë dorën, jo vetëm dhëndri, këtë e di i gjithë komuniteti, dhe dhëndri është gjithashtu një djalë i ri shumë i denjë, vetëm fëmijët e mi mund të më puthin dorën. Nuk më pëlqen të jem arrogant me askënd”, ka thënë Tatlises.

Polat Yagcı, i cili i ka ndarë këto momente në llogarinë e tij në Instagram, nën video ka shkruar “Vëmë unazat, jemi dëshmitarë të dasmës verore”.

Foto: Ibrahim Tatlises me vajzën e tij Dilan Çitak

Edhe pse ende nuk dihet data e dasmës së çiftit, është finalizuar që ata do ta bëjnë këtë në verë. Ndërkohë, përveç Dilan, artisti i famshëm turk është baba edhe i gjashtë fëmijëve të tjerë. /Telegrafi/

Foto: Ibrahim Tatlises me vajzën e tij Dilan Çitak

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here