Lirohet prej burgut Martin Shkreli

0
128

Martin Shkreli, i cili u bë i famshëm me rritjen e çmimit të një ilaçi, tashmë është liruar nga burgu, tha avokati i tij.

Shkreli ishte dënuar për mashtrim të letrave me vlerë dhe vepra të tjera gjersa ishte dënuar me shtatë vjet burg.

Ai u lirua të mërkurën pasi kishte kaluar rreth pesë vjet të jetës prapa grilave, raporton abcnews.

“Kam kënaqësinë të raportoj se Martin Shkreli është liruar nga burgu i Allenwood dhe është transferuar në një BOP pasi kishte përfunduar të gjitha programet që lejonin shkurtimin e dënimit të tij me burg. Unë e kam inkurajuar Shkrelin që të mos jap asnjë deklaratë dhe as ai apo unë nuk do të bëjmë ndonjë koment shtesë në këtë moment”, tha avokati mbrojtës Benjamin Brafman.

Kujtojmë se një gjykatës amerikan ia ndaloi shqiptarit të merret me industrinë farmaceutike përgjithmonë dhe e urdhëroi të paguante 64.6 milionë dollarë pasi ngriti çmimin e Daraprimit dhe bllokoi konkurrentët gjenerikë.

Në një vendim prej 130 faqesh, Shkreli u fajësua për krijimin e dy kompanive, Vyera dhe Retrophin Inc, të dizajnuara për të monopolizuar tregun e barnave, në mënyrë që të mund të përfitonte “mbi kurrizin” e pacientëve, mjekëve dhe shpërndarësve.

Vyera u themelua në vitin 2014 si Turing Pharmaceuticals, dhe bleu Daraprim nga Impax Laboratories Inc në vitin 2015.

Rregullatorët akuzuan Vyeran për mbrojtjen e dominimit të Daraprimit duke siguruar që prodhuesit e barnave gjenerike nuk mund të merrnin mostra për versione më të lira dhe duke i mbajtur larg rivalët e mundshëm nga blerja e një përbërësi kryesor. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here