Disa lagje të Shkupit nesër pa rrymë

0
173

Pa rrymë nesër prej ora 8:30 deri ora 12:30 do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve nga rruga “Bozhidar Axhija”, nga Shtëpia studentore shtetërore “Pellagonija” deri te rruga “Dimo Haxhi Dimov” në komunën e Kisella Vodës.

Në periudhën prej 8:30 deri ora 15:00 rrymë nuk do të kenë një pjesë e shfrytëzuesve nga fshati Zelenikovë, ndërsa prej orës 8:40 deri ora 14:30 shfrytëzuesit e rrugëve “13 Gushti – Marrëveshja e Ohrit”, “1633” dhe “Roman Kaskaliev” në komunën e Gazi Babës.

Pa rrymë nesër prej ora 9:00 deri ora 11:00 do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve nga rruga “Aradhat partizane” në komunën e Karposhit, prej orës 9:00 deri ora 13:00 një pjesë e shfrytëzuesve nga rruga “Mariovska” në komunën e Kisella Vodës, ndërsa nga ora 11:00 deri ora 14:00 pa rrymë do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve nga rruga “Vanço Mickov” në komunën e Karposhit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here