Java e fundit e Serie A, Milani dhe Interi mësojnë arbitrat – Indeksonline.net

0
181

Java e fundit e Serisë A do të zhvillohet në tre ditë, nga e premtja deri në mbrëmjen e ditës së diel.

Ndeshja hapëse e javës së fundit do të jetë, Torino-Roma, e cila zhvillohet më herët nga të gjitha për shkak se skuadra verdhekuqe do të udhëtojë drejt Tiranës për t’u përballur ndaj Feyenoordit për finalen e madhe të Ligës së Konferencës, më 25 maj në stadiumin “AIR Albania”.

Liga e Serisë A ka bërë publike emrat e arbitrave që do të vendosin drejtësi në 10 duelet e fundit të këtij edicioni futbollistik në Serinë A, por sytë janë të gjithë te arbitrat që do të jenë në sfidat që do të vendosin titullin kampion, Sasuolo-Milan dhe Inter-Sampdoria, të cilët do të zhvillohen në të njëjtin orar, në orën 18:00, ditën e diel.

Arbitër i Sasuolo-Milan në stadiumin “MAPEI” të Rexhio-Emiliës do të jetë Daniele Doveri, ndërsa në Inter-Sampdoria, e cila do të luhet në stadiumin “San Siro” do të jetë Marko Di Belo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here