Panel: Demokracia në Evropë – 30 vjet pas Maastrihtit

0
199

Shkup, 19 maj – Me panel diskutim “Demokracia në Evropë – 30 vjet pas Marrëveshjes së Maastrihtit: Çështje të reja për të ardhmen e Evropës dhe dilemat e ndërlidhura me zgjerimim”, të organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer, Lëvizja Evropiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra për studime evropiane Vilfred Martens nga Brukseli, sot në Shkup do të shënohet Dita e Evropës – 9 Maji.

Përmbajtja rifillon pas shpalljes
Merrni seriozisht pamjen e kërpudhave në këmbët dhe thonjtë tuaj! SHMANGNI AMPUTIMIN E MUNDSHËM!

 

Në panel diskutim është paralajmëruar edhe fjalim i ambasadorit dhe shefit të Delegacionit të Bashkimit Evropian në vend, Dejvid Gir, ambasadores gjermane Anke Holshtajn, zëvendëskryeministrit të angazhuar për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, kryetarit të Këshillit nacional për eurointegrime, Aleksandar Nikolloski, zëvendëskryetares së Komisionit për Çështje Evropiane Arta Bialli-Zendeli, si dhe anëtares së Komisionit për çështje evropiane Monika Zajkova.

Ngjarjen do ta hapin kryetarja e Lëvizjes evropiane Mileva Gjurova, përfaqësuesi i Fondacionit Konrad Adenauer, Daniel Braun dhe Katerina Jakimovska nga Qendra për studime evropiane, Vilfred Martens.

Diskutimi do të moderohet nga ish-zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për Çështje Evropiane, Vasko Naumovski.

Pjesa e dytë e ngjarjes, siç është paralajmëruar nga organizatori, i dedikohet studentëve dhe të rinjve dhe në kuadër të kësaj pjese do të organizohen: Garë oratore me temë “Mesazhi im për një të ardhme më të mirë të vendit tim” dhe Kuizi i diturisë për BE-në.

Në këtë ngjarje do të prezantohet edhe nominimi për Personalitetin evropian të vitit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here