Pjesa e parë: Spektakël dhe raste në finalen e Ligës së Evropës, rrjetat heshtën

0
69

Eintracht Frankfurt dhe Rangers po zhvillojnë një ndeshje shumë të bukur finale në Ligën e Evropës.

Të dy skuadrat prodhuan raste, me gjermanët që ishin më të rrezikshëm para porte.

Që në start Daichi Kamada i Frankfurt rrezikoi i pari, por që portieri Allan McGregor ishte ai që priti.

Në minutën e 20-të, Ansgar Knauff gjuajti, por sërish McGregor ishte në vend.

Skocezët ishin të rrezikshëm në minutën e 26-të ndeshjes, kur Jor Aribo rrezikoi, por që topi shkoi ngjitur me shtyllën.

Filip Kostic në anën tjetër rrezikoi dy herë, por në të dyja rastet nuk gjeti rrjetën.

Ryan Jack i Rangers gjuajti nga jashtë zonës në minutat shtesë, por goditja e tij shkoi mbi portë.

Në pjesën e parë posedimi i topit i takoi Rangers, ndërsa rastet e mira më të shumta i kishin gjermanët.

Duke parë ritmin dhe ndeshjen që po zhvillohet na pret një pjesë e dytë shumë e fortë dhe emocionuese. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here