BESA kërkon unifikimin e partive politike shqiptare për ta rrëzuar BDI-në

0
57

Përfaqësuesi i Lëvizjes BESA, Abdush Demiri i ftuar në “Rruga drejt”, tha se e keqja e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut është BDI-ja, e cila sipas tij ndonëse një kohë të gjatë është në pushtet nuk ka arritur që të ndryshoj gjendjen e shqiptarëve.

Demiri në emër të Lëvizjes BESA edhe njëherë ju bëri thirrje të gjitha partive opozitare shqiptare që të bashkohen për të dërguar siç u shpreh ai, BDI-në në opozitë.“Në vazhdimësi Lëvizja BESA ka përsëritur qëndrimin e saj se është pro bashkëpunimit të partive politike opozitare shqiptare, edhe në emisionet tjera debative edhe në press-konferenca e kemi pasur të qartë propozimin tonë se jemi të hapur për të gjitha politike, në rastin konkret ju përmendët edhe Alternativën. Ne konsiderojmë se e keqja e shqiptarëve është BDI e cila një kohë të gjatë ka qëndruar në pushtet dhe gjendja e shqiptarëve assesi të përmirësohet. Andaj ne në vazhdimësi po bëjmë thirrje që të unifikohet faktori politik shqiptarë, pa BDI-në në këtë rast, në mënyrë që të dalim bashkë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që përfundimisht BDI-në ta dërgojmë në opozitë”, deklaroi Abdush Demiri, Lëvizja BESA.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here