Jurgen Klopp sapo ka konfirmuar largimin e Divock Origit nga skuadra. Trajneri gjerman ka thënë se Origi do të largohet si futbollist i lirë.
Klopp e ka quajtur sulmuesin belg si legjendë të Liverpoolit.
“Pres që t’i bëjmë një lamtumirë të veçantë. Për mua ai do të jetë gjithmonë një legjendë e Liverpoolit. Ai meriton të gjitha të mirat. Të gjithë e duam atë” ka thënë Klopp.
Origi raportohet se ka arritur marrëveshje me Milanin dhe do të kalojë te gjiganti italian si futbollist i lirë./Indeksonline/