Festa e çmendur e tifozëve të Evertonit pas golit të tretë dhe përfundimit të ndeshjes, siguruan mbijetesën në Ligën Premier

0
126

Everton ka siguruar mbijetesën në Ligën Premier për të paktën edhe një vit, pasi mposhti Crystal Palace të enjten në mbrëmje me rezultat 3-2.

Të besuarit e Frank Lampard morën një fitore të madhe edhe pse dolën me telashe nga pjesa e parë.

Golat e Jean-Philippe Mateta dhe Jordan Ayew bënë që Everton të ishte në disavantazh prej 2-0. Por ata bënë një kthesë të pabesueshme në 45 minutat e dytë.

Golat e Michael Keane dhe Richarlison bënë që rezultati të ishte i barabartë në 2-2 ku kishin mbet edhe 15 minuta.

Dominic Calvert-Lewin më pas shënoi golin e fitores në minutën e 85-të për të përfunduar kthesën dhe për të siguruar që Everton të qëndrojë në Ligën Premier.

Demarai Grey goditi një goditje dënimi në zonë dhe Calvert-Lewin gjeti rrjetën me një goditje të bukur me kokë.

Ishin skena te çmendura, pasi tifozët e Everton vrapuan në fushë për të festuar golin që edhi vonë.

Edhe pasi u mbyll koha shtesë, festa e madhe e Evertonit, që ka një skuadër me disa yje të njohur vazhdoi, me tifozët që sërish pushtuan fushën.

Everton tani mund të shkojë në ndeshjen e tyre të fundit kundër Arsenalit në Emirates Stadium duke e ditur se janë të sigurt, pavarësisht nga rezultati.

Norwich dhe Watford kanë rënë nga elita, ndërsa skuadra e tretë do të përcaktohet mes Burnley ose Leeds United.

Burnley dhe Leeds kanë të dy me 35 pikë para ndeshjes së fundit të sezonit.

Burnley do të mirëpresë Neëcastle, ndërsa Leeds do të udhëtojë në Londër për të luajtur ndaj Brentford. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here