Në dokumentarin e ri “Halftime” – Jennifer Lopez tregon se shpërtheu në lot pasi nuk u nominua për një çmim “Oscar” me rolin e Ramonas në “Hustlers”

0
193

Jennifer Lopez ishte e interesuar në masë të madhe për një çmim “Oscar” për rolin e Ramonas në filmin e popullarizuar “Hustlers”.

Por kur këngëtarja, balerina dhe aktorja 52-vjeçare nuk u përfshi në asnjë listë, ajo shpërtheu në lot, duke shtuar se ndjehej sikur duhej të rimendonte karrierën e saj në Hollywood, u zbulua në një pjesë të dokumentarit të saj të ri të Netflix – “Halftime”.

Gjithashtu në videoklip, ajo shihet duke sharë para shfaqjes së saj të pjesës së parë në “Super Bowl” duke thënë se dëshiron të bëjë më shumë sesa të tundë të pasmet.

Foto: Netflix

Lopez kishte parë artikuj që parashikonin se do të nominohej për “Oscar”, përkundër se u nominua për një çmim “Golden Globes”.

Megjithatë, më pasi erdhi lajmi se nuk u nominua në vitin 2020. Në vend të kësaj, të nominuarat për aktoren më të mirë në një rol dytësor ishin: Laura Dern në “Marriage Story” (fituese); Kathy Bates në “Richard Jewell”, Scarlett Johansson në “Jojo Rabbit”, Florence Pugh në “Little Women” dhe Margot Robbie në “Bombshell”.

Të nominuarat për aktoren më të mirë ndërkohë ishin: Renee Zellëeger për “Judy” (fituese); Cynthia Erivo për “Harriet”, Scarlett Johansson për “Marriage Story”, Saoirse Ronan për “Little Women” dhe Charlize Theron për “Bombshell”.

Foto: Shutterstock

“Ishte e vështirë”, thotë ajo me zë të lartë teksa shihet në shtrat e veshur me një mantel të zi. “Unë thjesht kisha një vetëvlerësim shumë të ulët”.

Më pas, Jennifer shihet duke ushtruar në një palestër, gjersa shton: “Më duhej të kuptoja se kush isha dhe të besoja në këtë dhe të mos besoja në asgjë tjetër”.

Foto: Netflix

Në “Halftime”, ylli i muzikës pop shtoi se nuk ka punuar aq shumë për të marrë çmime, por ka punuar shumë që fansat e saj të ndjejnë diçka, në mënyrë që të lidhen me të.

“Hustlers” pati premierën në Amerikë më 13 shtator të vitit 2019. /Telegrafi/

Foto: Netflix

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here