Scott Morrison pranoi humbjen në zgjedhjet e Australisë

0
169

Kryeministri australian, Scott Morrison humbi pushtetin pasi vendi zgjodhi qeverinë e parë laburiste në pothuajse dhjetë vjet.

Morrison ka pranuar humbjen në zgjedhjet e sotme të përgjithshme, duke shtuar se edhe pse numërimi i votave nuk ka përfunduar, duket se Partia Laburiste do ta formojë qeverinë.

“Unë fola me liderin e opozitës dhe kryeministrin e ardhshëm, Anthony Albanese, dhe e përgëzova për fitoren në zgjedhje”, tha Morrison, raporton france24.

Morrison shtoi se do të jep dorëheqje nga posti i kreut të Partisë Liberale. Në këtë mënyrë, periudha prej tetë vjetësh e nëntë muajsh që koalicioni konservator i Morrisonit ishte në pushtet do të përfundojë.

Ai u bë kryeministër në vitin 2018 ndërsa votuesit i kanë kthyer shpinën koalicionit konservator në pushtet në favor të partive të pavarura dhe më të vogla të fokusuara në çështjet klimatike.

Pas nëntë vitesh në opozitë, laburistët mund të marrin pushtetin, por ata mund të kenë nevojë për mbështetjen e të Gjelbërve dhe forcave të tjera politike të orientuara nga mjedisi.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve ndoshta do të presin më shumë, sepse një numër rekord i njerëzve votuan me postë, transmeton agjencia britanike. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here