FSK jep detaje nga operacioni i Kërkim-Shpëtimit që rezultoi me gjetjen e trupit të një personi në Klinë

0
41

Është gjetur trupi i pajetë i personit që ishte raportuar se kishte rënë në lumë në fshatin Deiq të Klinës.

Trupin e viktimës nga lumi kanë arritur ta nxjerrin ekipet e  Kërkim-Shpëtimit të Zhytjes të Gardës Kombëtare të FSK-së.

“Gjatë ditës së sotme  ekipet e  Kërkim-Shpëtimit të Zhytjes të Gardës Kombëtare të FSK-së, pas marrjes së informacioneve  për një person të  rënë në lumë në fshatin Deiq të Komunës së Klinës, FSK ka angazhuar ekipet KSH për intervenim dhe në koordinim me Policinë e Kosovës  kanë filluar operacionin e kërkimit- shpëtimit”, njofton FSK.

“Pas disa orë kërkimesh të pandërprera ekipet kanë arritur të gjejnë lokacionin  ku personi me inicialet V.K është gjetur pa shenja jete”.

Sipas procedurave trupi i pajetë i është dorëzuar autoriteteve për procedurat e mëtejme./Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here