MPB Maqedoni gjobit 190 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

0
148

Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme (22.05.2022) ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara.

“Prej tyre, 12 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe tre vetura me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. 76 drejtues mjetesh e kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të banuara, kurse 122 jashtë vendbanimeve”.

“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here