“Sfidat dhe problemet shëndetësore, ekonomike, sociale dhe të sigurisë me të cilat përballet e gjithë bota”, shtoi ai, “mund të kapërcehen vetëm përmes unitetit, kohezionit dhe solidaritetit”.
“T’i japim dorën dhe të jemi përkrahje të vazhdueshme për njëri-tjetrin dhe të kontribuojmë me përgjegjësi dhe përkushtim në zhvillimin dhe përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe në mirëqenien e secilit bashkëqytetar tonë. Gëzuar 23 majin, festën kombëtare të vllahëve, shkruan presidenti Pendarovski.