Rotary Club Tirana feston 30 vjetorin e themelimit

0
55

Përvjetorët në Rotary kanë një rëndësi të veçantë por festimi i përvjetorit të Rotary Club Tirana është diçka më tepër, pasi ky përvjetor shënon njëherësh edhe pranimin zyrtar të Shqipërisë në organizatën e mrekullueshme.

Neshad Asllani, kryetar themelues i Rotary Club Peja, theksoi se përvjetori i 30-të i Rotary Club Tirana ia përkujtoi 5 nëntorin e vitit 2005, pranimin e Kosovës në Rotary International dhe zyrtarizimin e Rotary Club Peja, klubit të parë Rotary të zyrtarizuar në Kosovë.

“Nga themeluesit e Rotary Club Tirana, dëgjuam më shumë për sfidat, rolin dhe perceptimin e popullatës për Rotary. Në vitet e para Rotarianët tiranas duhet të shqyrtonin kërkesa të shumta në takim dhe pas takimit të bisedonim, dëgjonin kërkesat e më 20-30 personave të cilët pritshin tek dera e sallës ku mbaheshin takimet. Kërkesat ishin të shumta, pritjet ishin edhe më të mëdha.

Nga Rotarianët Tiranas dëgjuam për projekte, ndihmë të jashtëzakonshme të ofruar nga Rotary në Edukim, Shëndetësi, Infrastrukturë, Kulturë etj. Në kohën kur Shqipëria kishte më së shumti nevojë, Rotary dhe Rotarianët ishin aty për të ndihmuar dhe për të shërbyer”, tha ai.

Themeluesi i Rotary Club Peja më tej shprehet se nga Rotarianët tiranas mësuan edhe për rolin fundamental të Rotary Club Tirana në shtrirjen dhe sponsorizimin e Klubeve Rotary në Shqipëri.

“Ishte kënaqësi të dëgjojmë nga Klubet Rotary në Shqipëri falënderimet dhe mirënjohjet për rolin e RC Tirana në promovimin e shërbimit Rotary dhe në sponsorizimin e Klubeve Rotary në Korçë, Durrës, Elbasan, Tirana International etj.

Përvjetori i 30-të i Rotary Club Tirana më përkujtoj 5 nëntorin e vitit 2005, pranimin e Kosovës në Rotary International dhe në zyrtarizimin e Rotary Club Peja, klubit të parë Rotary të zyrtarizuar në Kosovë. Rotary Club Peja ka luajtur rol qenësor në zhvillimin, shtrirjen dhe sponsorizimin e Klubeve Rotary në Prizren, Ferizaj, Mitrovicë, Prishtina international etj. Rotary Club Peja falënderon Klubet Rotary në Kosovë për bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe në promovimin e vazhdueshëm të shërbimit Rotary.

Rotarianë të dashur, jemi me fat të jemi pjesë e familjes Rotary, kësaj organizate të mrekullueshme dhe së bashku tani të themelojmë Distriktin tonë shqipfolës.

Rotary na bashkon për të krijuar miqësi të reja dhe për të shërbyer edhe më mirë!

Ky është Rotary! Kjo është mrekullia jonë!”, shprehet Asllani.

Neshad Asllani, donator kryesor

Rotary Club Peja, Kryetar Themelues

Asistent i Guvernatorit të Distriktit D-2481

Kuadër i Këshilltarëve Teknik në Fondacionin Rotary. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here