Çfarë simbolizonin pesë gishtat e Jose Mourinhos që i ngriti lartë – tashmë portugezi është i përjetshëm në botën e futbollit

0
79

Të gjitha rrugët të çojnë në Romë, ku Jose Mourinho ka gjetur sërish rrugën e fitores në kryeqytetit italian.

Trajneri portugez, lavdia e të cilit pushoi pas përfundimit të pakohshëm të kontratës me Manchester United dhe aventurës jo të mirë te Tottenham, është rikthyer në vijën e parë.

Sot ai fitoi Ligën e Konferencës, si trajneri i parë që e bën këtë gjë, pasi u zhvillua edicioni i saj i parë, duke e mposhtur Feyenoordin me Romën e tij 1-0.

‘The Special One’, i emocionuar pas pesë vitesh pa tituj, mbetet i pamposhtur në finalet evropiane. Ai ka luajtur pesë dhe ka fituar të pesë finalet, dhe atë me katër ekipe të ndryshme.

Dy me Porton (UEFA CUP 2003 dhe Liga e Kampionëve 2004), një me Interin (2010 Liga e Kampionëve), një tjetër me Man United (2017 Ligën e Evropës) dhe tani ky i fundit me Romën . Në Tiranë ai arriti një ‘treshe’ trofesh unike evropiane.

Asnjë trajner nuk i ka fituar Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës. Vetëm ai.

Ai tashmë është një legjendë në Romë dhe nuk mendon të largohet nga klubi me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024.

Roma, pasi humbi Kupën e Evropës në 1984 dhe UEFA-n në 1991, më në fund fitoi një trofe kontinental.

Portugezi ka 26 tituj në rezymenë e tij. Gjashtë me Porton, tetë me Chelsean, pesë me Interin, tre me Real Madridin, tre me Manchester United dhe një me Romën, ku i mungon vetëm Superkupa e Europës. Edhe një sfidë tjetër për ta fituar. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here