Maqedonia e Veriut shënon rritje të përdorimit të barnave kundër depresionit

0
80

Statistikat e Fondit për Shëndetësi në Maqedoninë e Veriut tregojnë se barnat që ndikojnë në sistemin qendror nervor, bëjnë pjesë në treshen e barnave më të përdorura nga ana e qytetarëve të vendit, krahas atyre që përdoren për traktin digjestiv dhe për sëmundje të zemrës.

Brenda një viti në Maqedoninë e Veriut janë dhënë 2 milionë e 400 mijë receta për sëmundje që kanë të bëjnë me shqetësimet e shëndetit mendor, përkatësisht barna për të trajtuar çrregullime të panikut dhe ankthit. Ky numër është më i madh se numri i përgjithshëm i banorëve të këtij vendi.

Mjekët thonë se këto shifra janë shqetësuese nëse i shtohet edhe përdorimi i barnave kundër depresionit, të cilat merren nga ana e pacientëve në mënyra të ndryshme edhe pa recetë të mjekut

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here