Si asnjëherë më parë, Tirana po “vlon” nga tifozët – Indeksonline.net

0
63

Sonte nga ora 21:00 në stadiumin “Air Albaia” në Tiranë zhvillohet finalja e Conference League në mes të Romës dhe Feynordit.

Shumë tifoz nga Italia dhe Holanda kanë ardhur në kryeqytetin shqiptar, madje numri i tyre i kalon shumëfish përmasat e stadiumit, shkruan Indeksonline.

Mbrëmë ka pasur përleshje në mes të tifozëve dhe policisë shqiptare derisa sot gjithçka është kthyer në normalitet.

Rrugët dhe sheshet e Tiranës janë stërmbushur me tifozë të të dyja skuadrave.

Tifozët e Feynordit duket se janë zgjuar me shumë disponim dhe janë gati ta mbështesin skuadrën e tyre.

Kujtojmë se kjo finale është historike, si e para e kompeticionit më të ri të zhvilluar nga UEFA për klube. /IndeksOnline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here