Dy kryetarët shikojnë finalen së bashku, mysafiri e mposhti nikoqirin – Indeksonline.net

0
61

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Trepçës edhe në ndeshjen e dytë të serisë finale në Superligën e Kosovës në basketboll.

Pas fitores në Suharekë, skuadra e drejtuar nga Adis Beciragic sonte triumfoi edhe në udhëtim.

Ndeshja e zhvilluar në palestrën sportive “Minatori” përfundoi me rezultatin 46:60.

Në palestër ishin të dy kryetarët e komunave të ekipeve përkatëse, Bali Muharremaj dhe Bedri Hamza.

I lumtur për fitoren, Muharremaj ka reaguar pas përfundimisht të ndeshjes me një status në Facebook, ndërkaq ka falënderuar Mitrovicën për pritje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here