“Dybala nuk përshtatet te Roma e Jose Mourinhos” – thotë Bergomi

0
44

Legjenda e Interit dhe eksperti i Sky Sport, Giuseppe Bergomi ka thënë se Paulo Dybala nuk do t’i përshtatej Jose Mourinhos te Roma.

Dybala do të largohet zyrtarisht nga Juve kur kontrata e tij të skadojë më 30 qershor dhe Interi konsiderohet si kryesuesi për nënshkrimin e sulmuesit argjentinas, por edhe Roma gjithashtu është lidhur me argjentinasin.

Bergomi nuk është i bindur se një lëvizje në kryeqytet do të ishte më e mira për Dybalan.

“Roma ka nevojë për një lojtar si [Tammy] Abraham, por më pas ka mesfushorë si [Lorenzo] Pellegrini dhe [Nicolo] Zaniolo, të cilët, me Dybalan, do të ishte e vështirë të bashkoheshin”.

“Nuk kam asgjë kundër Dybalas. Mendoj se ai është një top lojtar. Ai kombinohet mirë me sulmuesin, por kjo varet nga forma taktike”, ka thënë Bergomi.

Dybala u transferua për herë të parë në Itali në vitin 2012 kur iu bashkua Palermos nga Instituto. Pas dy sezoneve ai u transferua te Juventusi.

Në total, ai fitoi pesë tituj të Serie A dhe katër herë Kupën e Italisë. Ai gjithashtu arriti në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2017 dhe u votua MVP i Serie A në vitin 2020. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here